Zgjedhjet/ Bashkite hapin thesin me tendera pa fund - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Njësitë e qeverisjes vendore duket se kanë lëshuar dorën në prokurimet që kanë kryer gjatë këtij viti zgjedhor.Duke ju referuar të dhënave të Open Data Albania, rezulton se nga janari deri në 7 maj të këtij viti vlera totale që kanë tenderuar të 61 bashkitë për mallra dhe shërbime arrinë në 15.8 miliardë, nga 9.5 që rezulton për të njëjtën periudhë të një viti më parë.Deri në 7 maj qe ne kemi bërë kalkulimet tona nga rezulton se nuk ka ndryshuara numri i tenderave të kryer, por ka ndryshuara vlera e tyre. Janë 6.2 miliard lekë më shumë që bashkitë kanë shpenzuar për prokurime gjatë këtij viti. Ndërkohë që numri i tenderave është po njësoj sa një vit me parë, rreth 2600 të tilla. -thotë Aranita Brahaj.Duke përjashtuar njësitë e mëdha vendore si Tirana dhe Durrësi, edhe bashkitë e vogla kanë rritur ndjeshëm vlerën e tenderave, në një periudhë që i paraprin votimeve të 30 qershorit.Rritje të konsiderueshme ka patur në bashkitë Korçë, Berat, Shkodër, Elbasan, por edhe Vorë dhe Kamëz.  Vërehet rritje e tenderave si për shërbime, por edhe për investime kryesisht në rrjetin e ujësjellësve. Nisur nga kjo situatë, pak ditë më parë qeveria mori vendimin për të bllokuar tenderat e njësive vendore deri në përfundim të zgjedhjeve lokale.Qëllimi është miremenaxhimi i financave publike të njësive vendore, ndonëse një vendim i tillë për juristët nuk ka bazë ligjore, pasi ndërhyet në autonominë e pushtetit lokal.Rritja e ndjeshme e tenderave dhe investimeve me vlera të larta është nje fenomen që ka shoqëruar pothuajse të gjitha vitet zgjedhore në Shqipëri, me synime të qartë përfitimi politik.

Share This Video


Download

  
Report form