http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama vijoi këtë te marte inspektimin e zonave të përmbytura, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe daljes nga shtrati të lumenjve. I pranishëm ne Berat, ne zonën e Urës Vajgurore, e cila u përmbyt nga shirat, kryeministri kërkoi nivel te larte gatishmërie pasi pritet te ketë nje përkeqësim te motit ne ditët ne vijim dhe i beri apel banoreve t?i përgjigjen thirrje te strukturave për evakuim. Zona e Urës Vajgurore u përmbyt per shkak te daljes nga shtrati te lumit Osum dhe Devoll. Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Premçi tha se strukturat e emergjentes kane nisur edhe pastrimin e banesave. Kryeministri Rama bëri të ditur gjithashtu se pasi të përfundojë përballimi i situatës emergjente, në Urën Vajgurore do të fillojë një investim i rëndësishëm, i barabartë me çka është investuar në 20 vjet së bashku.