http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
31 dhjetori shënon fundin e procesit te vetedeklarimit per legalizimet ne gjithë vendin. Kjo ka bërë që edhe fluksi i njerëzve të cilët kanë plotësuar formularët të jetë më i madh. Vetëm në Lezhë, këto muaj u kryen mbi 9 mije vetedeklarime. Drejtori i ALUIZNI-t Pashk Luka, thotë se procesi ka qene i vështire, pasi gjate muajve te fundit numri i te interesuarve brenda një dite ka shkuar deri ne 400 vete. Luka u shpreh se qytetaret që nuk kanë deklaruar pronat e tyre nuk do të bëjnë pjesë në skemën e legalizimeve dhe përgjegjësia do të bjerë mbi ta.