Sarandë, dëmtohet shëtitorja - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një prej shëtitoreve më të frekuentuara veçanërisht gjatë stinës së verës, atëherë edhe kur fluksi i turistëve në Sarandë është edhe më i madh. Por ditët e fundit në këtë shëtitore persona të panjohur kanë dëmtuar koshat, parkun e lojërave, parmakët, si dhe kanë shkulur lulet përgjatë rrugës. Sipas specialistëve të bashkisë, Saranda edhe më parë është përballur me sulme të ngjashme. Bashkia i ka denoncuar rastet në polici dhe shpreson në gjetjen e autorëve para se situata të përsëritet. Pritet që brenda janarit të gjitha pjesët e grabitura e të dëmtuara, të zëvendësohen përmes një fondi të veçantë. Vitin e kaluar shumë pemë të sapo mbjella u thyen në rrugët mbi qendrën e qytetit.

Share This Video


Download

  
Report form