http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Degjeneron serish ne dhune protesta e Vetëvendosjes dhe forcave te tjera opozitare, përpara selisë qeveritare ne Prishtine.Qindra qytetare u konfrontuan me policinë, ne përpjekje per te çare kordonin qe mbronte ndërtesën.Ata hodhën drejt tyre gurë dhe mjete te tjera te forta, ndërsa policia u kundërpërgjigj duke përdorur gazin lotsjellës per te shpërndare turmat. Disa demonstrues u lënduan, mes te cileve edhe disa deputete te lëvizjes Vetëvendosje.Pjesëmarrësit ne protestën masive kërkuan shkarkimin e ministrit serb per kthim dhe minoritete, Aleksander Jabllanovic, si dhe kthimin e kompleksit te Trepçës, qe pretendohet nga serbet, ne prone te shtetit te Kosovës.Protesta e kesaj te marte u përkrahur edhe nga dy parti te tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.Perpara nisjes se protestës lëvizja Vetëvendosje lajmëroi se ishte ndaluar nje aktiviste e saj dhe se ishte penguar udhëtimi me autobusë i qindra protestuesve qe i ishin drejtuar Prishtinës.Ajo i cilësoi keto përpjekje te qeverise per te penguar tubimin.Kryeministri Mustafa shpërfilli ultimatumin 48 oresh te lëvizjes Vetëvendosje per shkarkimin e ministrit serb Jabllanovic.