Fotot e dhunës në protestë/ Lleshaj: S’do t’i merrni kurrë emrat e policëve - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në interpelancën e kërkuar nga deputetët e opozitës parlamentare për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se efektivët e policisë u penguan me forcë për të ushtruar detyrën e tyre.Deputetja Fatjona Dhimitri ka risjellë në Kuvend disa pamje nga protestat e zhvilluara që pas shembjes së Teatrit, për të cilat tha se dëshmojnë rastet e dhunës së policisë ndaj protestuesve.?O Zoti ministër që u mërzitët për trishtimin tim, unë trishtohem kur barbari godet popullin e tij, unë trishtohem për paaftësinë tuaj. Dhuna të denigron. Vetëm për ju dhuna është ligj. Nuk është kjo dhunë? Dhunës tuaj nuk i kanë shpëtuar as gratë. Zoti Ministër, të drejtat e njeriut janë të ndërvarura, të pandashme, universale. Shteti që ju drejtoni është i dhunshëm.?Lleshaj tha se emrat e efektivëve nuk do të merren vesh kurrë, pasi, sipas tij, asnjë person nuk ka tagër për të ditur detajet e operacionit.

Share This Video


Download

  
Report form