http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banesa e përdorur nga ish-sigurimi i shtetit ose e njohur ndryshe si ?shtëpia me gjethe? u hap për publikun në formën e një muzeu. Në prezantimin e Muzeut të Përgjimeve kryeministri Edi Rama tha se godina është nisja e një strukturë të pazbuluar të tuneleve të nëndheshme që ishin pjesë e shërbimeve sekrete. Në fund sipas kreut të qeverisë projekti do prezantohet si muzeu i vrimave. Pjesë e projekteve të qeverisë tha kryeministri është dhe hapja e dosjeve, e cila do të diskutohet shumë shpejt në parlament. Rama tha se kjo do të bëhet sipas modelit të huazuar nga Gjermania. Hapjes se dosjeve tha kryeministri do i bashkëngjitet dhe një infrastrukturë fizike, nga e cila publiku do të mund të mësojë më shumë mbi përgjimet e komunizmit.