http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një kishë me vlera të rëndësishme kulturore dhe historike është zbuluar në Lezhë. Gjatë gërmimeve në Kodrën Sukagji, të komunës Kallmet, arkeologët kanë nxjerrë në dritë pjesët e një kishe mijëravjeçare. Sipas specialistëve objekti paleokristian i përket stilit bizantin të shekullit 5. Nga gërmimet e kryera janë zbuluar strukturat murale, ku ka dal në pah planimetria e plotë e kishës dhe thellësia 1 metër e gjysmë. Përgjegjësi i Monumenteve të Kulturës në Lezhë Paulin Zefi tregon rëndësinë e këtij objekti për trashëgiminë kulturore. Kjo zonë tashmë ka marrë një vëmendje të veçantë nga Monumentet e Kulturës, dhe e gjithë sipërfaqa e kishës është vënë në ruatje që të mos dëmtohet.