http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të prekesh nga kanceri është fatkeqësi, por këtu në shërbimin onkologjik fatkeqësi quhet një tjetër, të mos trajtohesh dot se prishet aparatura. Kobalti është aparatura e vetme në shtet, ku behet trajtimi me rreze i të sëmurëve tumoriale. Kjo 50-vjeçare nga Korça tregon se është me fat. Grafiku për të marrë rreze i ra këtë jave, kur aparatura është në gjendje pune. Kobalti që në vendin tone përballon 90 paciente në ditë, është një aparature që nuk përdoret më në spitalet europiane, për shkak të efekteve anësore që jep. Ai është zëvendësuar me akseleratorin linear, që godet vetëm qelizat e sëmura të trupit. Në Shqipëri prej një viti e gjysmë është blere kjo aparature, por nuk është vënë në funksionim. Zyrtarisht arsyeja është mungese stafi të specializuar, por shefi i shërbimit onkologjik, Agim Sallaku, shkon me tej me pohimet e tij. Pak ditë më parë ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, deklaroi se aparaturat në QSUT dëmtohen qëllimisht për t'i shtyrë njerëzit drejt privatit. Këtë herë, duke ju referuar edhe rastit të denoncuar një ditë më parë nga Vizion Plus për prishjen e skanerit në Durrës, beri këtë deklarate. Me moton "Kanceri nuk ka ngjyrime politike", anëtarët e majtë dhe të djathte të komisionit të shëndetësisë dhe disa ministre, bënë një vizitë sensibilizuese në shërbimin onkologjik. Ky veprim duket se kërkon ta shohë shërimin e një jete njerëzore jashtë debatit politik. Por përtej këtij solidariteti, ndoshta ka ardhur momenti i një plani veprimi që shëndetësia të mos jete më si sot, kur vetëm në QSUT ka 6 milionë dollarë pajisje që janë jashtë funksionit, me apo pa qellim.