http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vrasja e të premtes brenda në xhami ka tronditur qytetin e Sant Gallenit në Zvicër. Besimtarët muslimanë kanë dënuar aktin duke e cilësuar atë si një rast te kobshëm. Ndërsa policia ka njoftuar se po heton rastin dhe se nje nga pistat është ajo e hakmarrjes. Uniformat blu ende nuk kane bërë të ditur identitetin e të arrestuarit. Ndërsa viktima, sipas dëshmitarit Gani Berisha është nga Presheva. Ai rrëfen se bashkë atdhetari i tij u qëllua ndërsa ishte duke falur namazin e xhumasë. Kjo është e tmerrshme thekson Berisha, pasi vrasjet ne xhami nuk lejohen as ne kanun. Vrasjen në xhami shkaktoi panik ne radhët e besimtareve mysliman qe ishin duke u falur ne xhamine ?El-hidaje?. Pak pas orës 14 te se premtes policia ka marrë një telefonatë për të shtëna në xhami. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes policia ka ndaluar autorin i cili mbante ne dore armen e krimit. Sikurse bëjnë me dije uniformat blu, ky i fundit nuk tentoi te largohej.