http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Krimeve te Renda është ne prag te provimit edhe shkencërisht te autorit te vrasjes se efektivit te RENEA-s Ibrahim Basha ne Lazarat. Rikthimi i prokuroreve ne vendin e ngjarjes ka përforcuar bindjen se efektivi është qëlluar nga 300 metra larg, dhe pikërisht ne vendin ku ndodheshin dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko dhe Elvis Boci. Por megjithëse per prokuroret eshte ngushtuar rrethi i autoreve te dyshuar përcaktimi i atentatorit qe ka goditur ndaj efektiveve të RENEA-s do te përcaktohet, pasi te përfundoje ekspertimi balistik i armeve qe kane patur tre te pandehurit ditën e ngjarjes si dhe ekspertimi mjeko-ligjor i viktimës. Mësohet se ndaj policeve speciale është qëlluar me nje plumb te vetëm, i cili pasi ka goditur ne koke Ibrahim Bashen është përplasur me hekurin e sediljes e pasi është shpërbëre, ka plagosur lehtë dy efektivet e tjerë. Ekspertet kane arritur te gjejnë dhe te sekuestrojnë këmishën e predhës, por jo bërthamën. Megjithatë edhe ato pjese qe janë gjetur, kane elemente identifikuese për te përcaktuar armen nga është qitur plumbi.