http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është një tjetër laborator ku bëhej përpunimi dhe paketimi i lëndëve narkotike. Ai u zbulua mbrëmjen e djeshme në Novosele, gjatë operacionit policor të koduar ?Mifoli?. Policia ka sekuestruar rreth 103 kg ?Canabis Sativa? nga të cilat 55 kg ishin të presuara dhe ndara në 30 qese. Bashke me hashashin ishin edhe mjetet që përdoreshin për të bërë shpërndarjen. Droga e sekuestruar, vlera arrin rreth 100 mijë euro, pasi paketohej trafikohej në drejtim të Italisë. Lënda narkotike është gjetur në banesën e Agron Velaj, një emer i njohur për policinë e Vlorës. Ndërkohë policia është vënë në kërkim edhe të një personi tjetër të identifikuar si Luan Velaj. Në momentin e kontrollit nga blutë e Vlorës, mësohet se Velaj po vinte për në shtëpi me një fuoristradë, por në momentin që ka pikasur policinë, është larguar menjëherë në këmbë duke braktisur makinën. Policia ka seksetruar dhe 3 automjete të cilat janë në pronësi të Agron Velajt, si dhe një 1 presë metalike që përdorej për presimin e drogës.