Korçë, dyndje për legalizimet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me frikën se banesat apo bizneset e tyre në fund të janarit do të jenë në listën e ndërtime që do të prishen nga INUK, numri i qytetarëve që i janë drejtuar zyrave të ALUZINI-t në qarkun e Korçës, është në rritje. Vetë qytetarët e pranojnë që e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e indiferentizmit të tyre, por ka edhe nga ata që nuk kanë gjetur mbështetjen nga komuna. Ndërkohë numri i emigrantëve që i janë drejtuar zyrave të ALUIZNI-t është mjaft i lartë. Për këtë arsye sipas drejtorit Ilir Bajlozi është hapur një zyrë e posaçme vetëm për ta.Nga muaji korrik i vitit të shkuar deri më sot janë depozituar rreth 4230 deklarime të ndërtimeve pa leje. Në të gjithë qarkun e Korçës mendohet te jete me tepër se 15 mije objekte te tilla, një pjese e te cilëve janë legalizuar.

Share This Video


Download

  
Report form