Rama-Meta “ndezin motorët” për vendoret - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
23- vjetori i Forumit Rinor Eurosocialist ka bashkuar 2 aleatet ne qeverisje kryetarin e PS Edi Rama dhe kryetarin i LSI Ilir Meta; i pari si një politikan qe nuk ka qene asnjëherë pjese e FRESSH-it dhe i dyti si themelues i tij.Ilir Meta: ?Do doja te përshëndesja edhe kryetarin e Partisë Socialiste, kryeministrin Edi Rama i cili kam frike edhe ai para 23 vjetësh na ka marre për te çmendur?.Edi Rama: ?Kur këta krijuan FRESSH-in mu duken si te çmendur, por është po aq e vërtete qe ne atë kohe edhe këta edhe ata me merrnin për te çmendur.?Atmosfera e te rinjve socialiste e beri kryeministrin Edi Rama te nxirrte ne pah piken me te forte te komunikimit te tij publik, batutat.Edi Rama: ?I keni paguar dritat apo jo, se me tha Sajmir Tahiri po sikur t?u kontrollojmë faturat e energjisë kur te hyjnë.?Por i gjithë ky entuziazëm, ngjitja ne foltore e Ilir Metes, batutat e kryeministrit, skena ku spikaten 1 milion votat qe koalicioni i majte mori ne 23 qershorin e 2013; u bene ne funksion te shpalljes se betejës per zgjedhjet e ardhshme lokale.Edi Rama: ?Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk jane beteja e radhës me kundërshtarin qe mundem ne 23 qershor, me te cilin do te përballemi serish e do ta mundim serish ne 2017; por janë stacioni i radhës ne rrugën tone te rilindjes shqiptare. Detyra jone drejt këtij stacioni nuk është t?i kthejmë zgjedhjet vendore ne nje beteje politike, por te zgjerojmë me tutje shpresat?Kryeministri ka lajmëruar se koalicioni i majte do te synoje vendosjen e nje modeli te ri sjelljeje ne garën e 21 qershorit duke çuar me tej ndryshimin qe ndarja e re territoriale ka realizuar ne qeverisjen vendore.Edi Rama: ?Dhe ja pse protagonistet e mëdhenj te ketyre zgjedhjeve nuk do te jemi ne, dhe e them fare sinqerisht; nuk do te jene as ata qe do te kandidojne dhe qe ne do ti mbështesim se bashku partia socialiste dhe lëvizja socialiste per integrim, si dy parti por si nje fuqi e vetme e socialisteve dhe progresisteve shqiptare; por do te jeni ju. Sepse ne këto zgjedhje ne nuk do te zgjedhim 61 kryetare bashkish, as 61 trupa këshilltaresh bashkiake, por do te zgjedhim nje model te ri qeverisje edhe ne nivelin vendor.?Edhe pse fushata elektorale do te filloje ne maj, lideri i mazhorances ka dhëne premtimin e pare ne lidhje me te.Edi Rama; ?Keto do te jene zgjedhjet e para ne Shqipëri ku asnjë mësues apo rrogëtar i shtetit, nuk do te detyrohet te marre pjese me zor ne miting.?Një tjetër premtim i liderit te mazhorances per zgjedhjet vendore është se listat e kandidateve per këshillat bashkiake do te kete përbërje te barabarte mes burrave dhe grave.

Share This Video


Download

  
Report form