http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperaturat shënojnë disa gradë nën zero, por ky nxënës i shkollës 9 vjeçare ?Shemsi Haka? në qarkun e Dibrës, është i detyruar të bëjë gjysmë ore rrugë në këmbë, çdo ditë, mbi akull e borë, për të ndjekur mësimin. Por si ky fëmijë, janë edhe shumë të tjerë të fshatit Bellovë që bëjnë të njëjtën gjë. Për shkak të acarit, fëmijët detyrohen ta nisin mësimin duke ndezur vetë zjarrin. Shoferi i fugonit që transporton disa prej fëmijëve në shkollë thotë se për shkak të ngricave në rrugë, kalimi është bërë shumë i vështirë. Për 26 nxënësit e shkollës 9-vjeçare kjo nuk është e një histori e re, ajo përsëritet sa herë bën dimër i ashpër.