http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pesë të vdekur është bilanci përfundimtar i tragjedisë në tragetin e linjës Patra-Ankona, që u përfshi nga flakët, duke vënë në rrezik jetën e 478 pasagjerëve që ndodheshin në bord.Veç viktimës së parë, grekut Georgio Douli, sot janë gjetur pa jetë në ujërat e detit Adriatik edhe katër persona të tjerë, identiteti dhe kombësia e të cilëve ende nuk dihet.Të mbijetuarit e tragjedisë, kanë shprehur për mediat tmerrin që panë dhe vuajtjet nga i ftohti i acartë. Ata e krahasuan situatën me një ?Titanik? të dytë. Bashkëshortja e viktimës së parë, Teodora Douli rrëfeu për mediat italiane se si kishin qëndruar në ujë për katër orë me radhë.?Unë dhe bashkëshorti im kemi qëndruar në ujë për më shumë se katër orë. Provova ta shpëtoj, por nuk ia dola. Çifti grek, si dhe disa persona të tjerë u hodhën në ujërat e Adriatikut, menjëherë pas shpërthimit të zjarrit. Sipas dëshmitarëve, ata janë detyruar të hidhen në ujë.Të gjithë pasagjerët e tjerë tashmë janë evakuuar, përveç një pjese të ekuipazhit, që po ndihmon për daljen në breg të tragetit.Mes të mbijetuarve janë edhe 22 shqiptarët që ishin në bordin e anijes.Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme ka zbardhur edhe emrat e 11 prej të mbijetuarve shqiptarë, si dhe njofton se të gjithë gjenden jashtë rrezikut për jetën.Kjo ministri ka vënë në dispozicion të familjarëve të pasagjerëve shqiptarë edhe një numër telefoni, 0699356685, nga ku mund të marrin informacion për të afërmit e tyre.Pasagjerët e tragetit i përkasin etnive të ndryshme. Pjesa më e madhe, 234 prej tyre janë grekë.Ata tashmë janë vendosur në qendra të ndryshme shëndetësore të rajonit italian të Pulias, si Leçe, Bari apo Brindizi dhe po marrin ndihmën e duhur mjekësore. Veç tronditjes së thellë që kanë pësuar, gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.