Aksident tragjik në Velipojë, 4 viktima - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-20

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një aksident tragjik i ka marre jetën katër të rinjve në Velipojë mëngjesin e kësaj të marte. Rreth orës 02:30 një makine tip BMV humbi kontrollin, duke rënë në kanalin e Hidrovorit në Velipojë, me thellësi 3 metra. Kjo ka bërë që shoferi me 3 pasagjerët të mbyten. Ata janë Besmir Kola 29 vjeç, Giorgio Angelo 24 vjeç Artenisa Peraj 21 vjeç, ndërsa personi i katërt është ende i paidentifikuar. Pas verifikimeve te policisë, rezultoi se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe e makinës, si dhe mungesa e ndriçimit në zonë. Fatkeqësisht të rinjtë nuk e kanë ditur se segmenti në drejtim të hidrovorit të Vilunit është i pa plotësuar me sinjalistikë, si dhe një pjesë e rrugës është e pa rikonstruktuar. Në momentin që automjeti tip BMw me drejtues 39 vjecarin Besmir Kola është futur në pjesën e pa rikonstruktuar, ai ka humbur kontrollin duke përfunduar në ujërat e kanalit të Vilunit. Kalimtarët kanë lajmëruar policinë, e cila bëri të mundur nxjerrjen e trupave nga kanali. Të rinjtë që humbën jetën po ktheheshin nga një lokal nate me muzikë live në Velipojë, në drejtim të Vilunit pasi aty kishin marrë dhomat me qera. Besmir Kola dhe Artemisa Peraj ishin të fejuar e do të martoheshin në 14 gusht. Dy shtetasit italianë që humbën jetën ishin miqtë e çiftit dhe ndodheshin në Shqipëri për dasmën e tyre që do të bëhej pas pak ditësh. Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen në po të njëjtin segment. Me 1 maj të këtij viti humbi jetën 24 vjecari nga Shkodra Elvis Leva. Vetëm gjatë 48 orëve të fundit në rajonin e Shkodrës kanë ndodhur 4 aksidente.

Share This Video


Download

  
Report form