Tiranë, vriten dy grabitës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kane hyre për te grabitur, por kane gjetur vdekjen pasi janë ekzekutuar nga i zoti i shtëpisë. Ngjarja e rende qe ka shënuar dy viktima, ka ndodhur mëngjesin e kësaj te mërkure ne Tirane, brenda një banese e cila ndodhet ne zonën e Selitës. Autori i vrasjeve është i zoti i shtëpisë 45-vjeçari Flamur Ymeri. Ai ka dalë nga shtëpia si çdo mëngjes për të çuar dy vajzat ne shkolle. Pot teksa është kthyer në banesë, është përballur me maskat ne dhomën e tij te gjumit. Vetë Ymeri ka dëshmuar në polici se ai është përleshur me ta, duke i qëlluar me armë në kushtet e vetëmbrojtjes. Pak minuta më vonë, 45-vjeçari ka njoftuar policinë. Agjentët e policisë si dhe prokurori kanë mbledhur provat si dhe dëshmitë e para. Ata janë përballur në dy dhoma me trupat e pajetë të grabitësve që mbanin maska në fytyrë si dhe armë pranë vetes.Policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes, i cili ka dhëne deklarime ne lidhje me atë çka ndodhur ne banese. Ndërkohë e gjitha ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë se ndërtesës, te cilat besohet se kane qene te lidhura edhe me aparatin telefonik te pronarit te banesës. Ato janë sekuestruar nga policia për te zbardhur gjithë dinamiken e ngjarjes. E ndërsa dy viktimat ende nuk janë identifikuar, banorë të zonës thonë se vjedhjet kanë qenë të shpeshta.

Share This Video


Download

  
Report form