Tiranë, dy alarme për bombë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy alarme për bombë njëri pas tjetrit në afërsi të shkollave rezultuan false mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë. Ngjarjet shkaktuan panik mes nxënësve dhe kalimtarëve të rastit por fatmirësisht pa rrezik. Në shkollën ?Petro Nini Luarasi? forcat xheniere kryen shpërthim të kontrolluar, ndërsa çanta e dyshimtë mësohet se kishte mbishkrim por jo tritol. Sipas policisë çanta i përket një nxënësi të vitit të parë i cili është shpallur në kërkim ndërsa brenda çantës kishte shënuar mbishkrimin bombë për shtetin. Më herët një tjetër njoftim u bë për një pako të dyshimtë të vendosur pranë shkollës 9-vjeçare ?Musine Kokalari?. Në ngjarjen e Kombinatit, pakoja e dyshimtë ishte e lidhur me një celular mbi të por pas veprimeve të policisë rezultoi se bëhej fjalë sërish për një alarm të rremë. Vetëm gjatë ditëve të fundit, në kryeqytet janë shënuar 5 alarme false për bombë, ndërsa policia ka dalë në përfundim se të gjitha këto akte kanë për qëllim përhapjen e panikut.

Share This Video


Download

  
Report form