Kodheli përshëndet kontingjentin e 23-të - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka nisur këtë të martë kontingjentin e njëzet e tretë paqeruajtës në Afganistan, pjese e misionit ?Resolute Support?. E pranishme në ceremoninë e përcjelljes, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cilësoi këtë mision si një faqe të re angazhimi per rritjen e sigurisë. ?Së bashku me aleatët tanë, ne po hapim një fazë të re angazhimi në Afganistan, me qëllim mbështetjen e qeverisë së Kabulit në përpjekjet e saj për forcimin e stabilitetit dhe ngritjen e sigurisë në vend. Ju, Komando Shqiptarë, do të angazhoheni në kuadër të misionit ?Resolute Support?, krah për krah aleatëve dhe partnerëve tanë në ndërtimin e një bote më të sigurt për ne dhe fëmijët tanë. Simbolika është e veçantë, pikërisht nga reparti juaj u nis misioni i parë drejt Afganistanit në vitin 2002, në kuadër të misionit ISAF. Edhe kësaj radhe janë po trupat komando që hapin siparin e angazhimit shqiptar në kuadër të Misionit ?Resolute Support??.Duke i dorëzuar flamurin shqiptar komandantit të kontingjentit, kapiten Melsi Hysaj, Ministrja Kodheli theksoi se ky operacion është shumë i rëndësishëm, për ndërtimin e një bote të sigurt për të ardhmen. Prej kohësh Shqipëria si pjese e NATO-s është angazhuar në dërgimin e trupave paqeruajtës në vende ku trazirat janë ende prezente, mes të cileve është edhe Afganistani.

Share This Video


Download

  
Report form