http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashme qe një marrëveshje PD-PS duket e mundur ne skenën politike te Tiranës, serish me ndërhyrjen e Brukselit zyrtar, politikani i njohur Spartak Ngjela preferon ta shohë ne nje këndvështrim tjetër bojkotin 5 mujor te Partisë Demokratike dhe aleateve te saj. Sipas avokat Ngjeles strategjia e opozitës është qe nëpërmjet bojkotit te dëmtojë kryeministrin Rama duke theksuar se e djathta do te bojkotoje edhe zgjedhjet lokale qe do te mbahen ne qershorin e 2015. Por per analistin Arjan Vasjari strategjia e bojkotit është e gabuar veçanërisht kur klasa politike shqiptare tregoi edhe njëherë se i duhet ndërhyrja e Brukselit per te zgjidhur mosmarrëveshjet e brendshme. Sipas Vasjarit opozita duhet te kthehet sa me pare ne kuvend si i vetmi institucion ku zhvillohet debati politik. Strategjia e bojkotit është përdorur disa here nga partia demokratike ne këtë vit te pare te opozitës: deputetet e pakicës kane dale disa here nga parlamenti ne forme proteste ndaj maxhorances. Por bojkoti qe nisi ne 10 korrik per shkak te dhunës ndaj deputetit Strazimiri është me i gjati qe e djathta ka zhvilluar ne kete legjislature. Tashme priten rezultatet e negociatave me ndihmen e europarlamentareve, per te pare nese opozita do te rikthehet ne parlament ne séance e 24 dhjetorit qe është e fundit per këtë sesion.