http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes koalicionit opozitar të përbërë nga LDK-ja, AAK-ja e nisma dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Pas bisedimeve të nisura që në orën dhjetë të mëngjesit të sotëm, Albin Kurti ka thënë se mungesa e paktit ka ardhur pasi krerët e koalicionit kane lëvizur nga qëndrimet e mëparshme. Ndërsa,lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha pas takimit se negociatat do të vijojnë pasi grupet punuese pritet të shqyrtojnë edhe disa elemente të reja për përpara nënshkrimit të një pakti. Dy liderët e tjerë, kreut të lidhjes demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Nismë-s Fatmir Limaj, kanë lënë më herët takimin. Ata nuk dhanë asnjë koment për mediat. Mësohet se në tryezën e bisedimeve kanë qenë një draft i Vetëvendosjes ku ne fokus në çështje politike të cilat kjo parti i ka ngritur gjatë mandatit të kaluar. Dy pikat kryesore të propozuara nga Albin Kurti është dërgimi në komisionin e Venecias për të vlerësuar ligjshmërinë e bisedimeve Kosovë-Serbi dhe ngritja e një komisioni hetimor për korporatat e privatizuara. Ajo që kanë rënë dakord palët paraprakisht, që është theksuar më herët nga Mustafa e Haradinaj, është se vazhdimi i bisedimeve është një temë e panegociueshme. Gjatë ditës është paralajmëruar dhe një takim mes tyre.