100 vjet vizatime shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizatimi është ABC-ja e çdo artisti, ndaj per kete arsye Galeria Kombëtare e Arteve ka shpluherosur ne fondin e saj rreth 150 vepra te ketij lloji, per te realizuar per here te pare nje ekspozite te tille si kjo e ?100 vjet Vizatime Shqiptare?. Artan Shabani, drejtor i institucionit tregon se jane përzgjedhur 46 autore duke filluar nga fundi i shek 19 e deri ne vitin 1996. Per kuratoren Suzana Varvarica ne ekspozite mund te shihen jo vetem vizatimet e autoreve te njohur si Kol Idromeno, Simon Rrota apo Guri Madhi, por edhe emra me pak te njohur, duke ballafaqur ndryshimet e stileve te tyre. ?100 vjet Vizatim Shqiptar? do te qendroje i ekspozuar ne Galeri deri ne fillim te muajit Janar, duke bere keshtu qe konkursi i pervitshem dhe tradicional i artit bashkohor ne vend, ?Onufri? te mos realizohet me, pas 20 vitesh vijueshmëri. Ky aktivitetet, sipas Ministrisë se Kulturës dhe Galerisë Kombëtare do te shqyrtohet nga ekspertet, për të vendosur nëse ai do të vazhdojë i ndryshuar apo do të mbyllet përgjithmonë.

Share This Video


Download

  
Report form