http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
300 nxenes te shkolles 26 korriku ne fshatin Bruc te Matit prej tre vjetesh vuajne mungesen e tualeteve. Ne keto kushte ata jane te detyruar tu drejtohen ambjenteve te lokaleve ose te qendres shendetesore. Drejtori i Shkolles thote se shkolla ka mbetur ne kete gjendje qe nga viti 2012. Këta janë nxënësit e shkollës ?26 Korriku? në fshatin Bruç të Komunës Rukaj në rrethin Matit të cilët prej tre vjetës vuajnë nga mungesa e tualete në ambjentet e institucionit arsimor. Në të shumtën e rasteve nxënësit janë te detyruar tu drejtohen tualeteve të lokaleve përreth, Qendrës Shëndetësore apo një përroi që e kanë pranë shkollës. Të njëtin shqetësim e ngre edhe Drejtori i kësaj shkolle, Astrit Neziri. Sipas tij gjatë vitit 2012 është bërë një investim, por është lënë përgjysëm. Në këtë shkollë zhvillojnë mësimin rreth 300 nxënës, por tualetet nuk janë pjesa e vetme e papërfunduar në këtë rikonstruksion. Prej tre vitesh në të gjithë godinën nuk ka as energji elektrike, çka ka bërë që lënda e informatikës të zhvillohet vetëm në teori.