http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona të Durrësit, kryesisht në ato të Shkozetit dhe Plazhit, ndërkohë që ndërmarrja e Bordit të Kullimit është duke pastruar pjesët më problematike të kanaleve kulluese. Drejtori i ndërmarrjes së Bordit të Kullimit, Ali Karaj thotë se kanalet kulluese kanë shumë vite pa pastruar. Problematikën e shtuar nga ndërtimet në afërsi të kolektorëve e pranojnë edhe vetë banorët. Pavarësisht kësaj, banorët e zonës së Shkozetit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi për shkak të bllokimit të kanaleve shtëpitë e tyre bllokohen sapo nisin reshjet e shiut. Mungesa e fondeve nga ana e ndërmarrjes së Bordit të Kullimit nuk premton për një zgjidhje të situatës, pasi nevojitet një ndërhyrje në shkallë të gjerë për zhbllokimin e pikave problematike siç është ajo në afërsi të Urës së Dajlanit.