100 vjet postë shqiptare - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 2

Festimet e 100-vjetorit të postës shqiptare kanë nisur paraditen e sotme me një garë simbolike, mes postierëve të rajonit nën titullin "Ecja më e shpejtë e postierëve".
Të mbledhur së bashku në stadiumin "Qemal Stafa" postierë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria kanë garuar për të marrë medaljen e më të shpejtit. Gjatë fjalës hapëse në këtë aktivitet, drejtori i postës shqiptare Arqile Gorea, theksoi se edhe pse ka vite që shkëmbimi i informacionit ka pësuar faza të mëdha zhvillimi, kjo nuk ka zbehur rëndësinë e institucionit të postës. "Ne menduam se kur doli celulari, postës do t'i zbehej rëndësia, por në fakt ka ndodhur e kundërta ne kemi rritur shërbimet por njëkohësisht janë rritur dhe kërkesat..." Gara ndahej në dy faza, e para për femra dhe tjetra për meshkuj. Shqipëria arriti që të mbante dy vendet e para për të dyja kategoritë, duke marrë kështu dhe kupën e postierit më të shpejtë. Posta shqiptare këtë vit feston 100-vjetorin e saj, festë e cila do të kulmojë nesër me një sërë aktivitetesh, të cilat do të sjellin edhe projekte të reja lidhur me modernizimin e mëtejshëm të shërbimit të saj.

Celebrations of the 100th anniversary of Albanian mail have started this morning with a symbolic contest, among postmen in the region under the title "Walking faster postman." Gathered together in the stadium "Qemal Stafa" mailman from Kosovo, Macedonia and Albania have competed to get the fastest medal. During the opening speech at the event, the Director of the Albanian mail Arqile Gore, said that although there are years that information sharing has undergone major stages of development, it has not diminished the importance of the institution of the post. "We thought that when he came out phone, mail will fade in significance, but in fact the opposite happened we have increased services but also increased and demand ..." The race was divided into two phases, the first for women and one for men. Albania managed to keep the first two places in both categories, thus taking postman bowl faster. Albanian Post this year celebrates its 100th anniversary celebration which will culminate tomorrow with a series of activities, which will also bring new projects on further modernization of its service.

Share This Video


Download

  
Report form