http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-godina e Spitalit Ushtarak në Kukës, tani e ne vazhdim do të shërbejë per strehimin e të paraburgosurve. Vendimi është marrë me shumicën e votave të majta në këshillin bashkiak të qytetit të Kukësit. Por Partia Demokratike tha se qeveria Rama, mendon vetëm për burgje dhe jo për hallet e njerëzve. Vendimi i fundit i këshillit bashkiak ia kalon në pronësi Ministrisë së Drejtësisë këtë godinë, e cila prej gati 15 vitesh nuk kishte asnjë funksion dhe thuajse është amortizuar plotësisht dhe kërkon ndërhyrje të madhe për ta sjellë në normalitet dhe godinë paraburgimi. Aktualisht godina dhe oborri i saj janë magazina për materiale jashtë përdorimit të ndërmarrjeve të bashkisë. Godina dykatëshe në fjalë është ndërtuar në vitin 1988 për t?u shërbyer Forcave të Armatosura të asaj kohë. Aktualisht dhomat e paraburgimit në Kukës kanë një kapacitet prej 37 vendesh, numër ky i vogël krahasuar me numrin e të ndaluarve që shkon deri në 84. Policia detyrohet të bëjë shpesh transferimin e të ndaluarve në rrethe të tjera.