http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur aksioni i prishjes së të gjitha ndërtimeve pa leje që kanë zaptuar hapësirat publike në Kukës. I pranishëm në inspektimin e këtij aksioni, Bashkim Shehu, kryetari i bashkisë së Kukësit e cilësoi këtë nismë si garancinë që u jep qytetarëve hapësirat e munguara apo të grabitura pa leje. Puna është përqendruar tek ato objekte që janë ndërtuar pa leje, rrethimet e pallateve, prishjen e garazheve apo zaptimet e rrugëve mes pallateve. Aksioni për lirimin e hapësirave publike vjen menjëherë pas punës për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, aksion ky që është ndërmarrë më herët nga Bashkia e Kukësit.