http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar ne total dënimin me 30 vjet burg për 7 persona, nder te cilët 4 zyrtare lokale ne komunën Shëngjin dhe 3 topografë, te akuzuar per ?shpërdorim detyre? dhe ?falsifikim dokumentesh?.Për Prokurorinë e Lezhës, këta persona janë fajtore, pasi, nëpërmjet dokumenteve te falsifikuar, kane shndërruar token kënetore ne zonën turistike te Kunes, ne Shëngjin, ne toke bujqësore dhe ua kane shpërndare disa banoreve. Ne dokument kane shënuar se këto prona u janë kthyer vite me pare, por realisht dokumentet janë bere kohet e fundit, pasi ne atë zone nuk ka pasur asnjëherë toke bujqësore. Gjithsesi, këta banore, te cilët janë bere ?pronare? me dokumentet e hartuar nga këta shtetas, kane nisur ta mbushin me inerte për t?i justifikuar si toka bujqësore ose troje për ndërtim. Këto prona, pasi u jane shpërndare banoreve, nje pjese u janë shitur te treteve, duke krijuar ne këtë mënyre nje seri shkeljesh ligjore. Edhe afishimi publik i fillimit te regjistrimit fillestar te këtyre pronave, është bere fiktivisht dhe pa u protokolluar apo rregjistruar. Nga ana tjeter vete shtetasit qe jane pajisur me toke, nuk kane dijeni se ku ndodhet kjo pasuri, te cilat janë te përmbytura nen uje, si dhe nuk kane caktuar asnjë topograf per matjen e tokës. Çështja është dërguar per gjykim ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhe e cila pritet te japë edhe vendimin per 7 te arrestuarit .