http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Puna ne spitalin rajonal te Lezhës u pezullua për një ore këtë te premte. Vendimi u mor nga vete mjekët në shenjë proteste kundër dhunës së ushtruar ndaj dermatologut Zef Doda.Mjeku u dhunua barbarisht në zyrën e tij, teksa ndodhej në krye të detyrës.Sipas bluzave te bardha mungesa e medikamenteve, mjekeve specialiste por edhe shërbimeve janë disa nga shkaqet qe gjenerojne problemet.Mjeket e spitalit te Lezhës paralajmëruan serish protesta në rast se nuk merret asnjë masë për mbrojtjen e tyre. Ata i paraqiten edhe një liste me kërkesa ministrisë se shëndetësisë pas shtimit te rasteve te dhunës.