Hetimet për tërmetin/ Prokuroria e Lezhës 'merr në dorë' provat për 7 pallate të dëmtuar!

Report TV 2020-01-17

Views 0

LEZHE- 7 pallate që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26-nëntorit do të jenë objekt hetimi nga Prokuroria e Lezhës. Organi i akuzës ka administruar provat e referuara nga Policia Gjyqësore në lidhje me këto objekte. 6 prej tyre janë pallate të ndërtuara para viteve 90, ndërsa 1 pallat është ndërtuar gjatë viteve të fundit dhe nga tërmeti ka pësuar dëmtime serioze.

Në objektet e vjetra që janë referuar për hetim pranë prokurorisë rezulton se ka pasur ndërhyrje në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme çka dyshohet se ju kanë dobësuar strukturën, ndaj nuk i kanë përballur lëkundjet e forta sizmike. Ndërsa për një pallat 10 katësh i cili është ndërtuar gjatë viteve të fundit ka dyshime se cilësia e punimeve ka qenë e dobët, ndaj dhe ka pësuar dëmtime të shumta.

Materialet e referuara nga Policia Gjyqësore me kërkese të organit të akuzës, tashmë janë në dorën e drejtuesit të prokurorisë së Lezhës Milan Laska dhe në ditët në vijim pritet të regjistrohet procedim penale për tre vepra penale ?Ndërtimi pa leje? parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, ?Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm?, neni 199/b i Kodit Penal si dhe ?Shpërdorimi i detyrës?.

Hetimet e prokurorisë do të përcaktojnë nëse ka element të këtyre veprave penale që sigurisht nëse faktohet diçka e tillë personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë. Në Bashkinë e Lezhës janë shpallur të pabanueshëm 10 pallate dhe 2 institucione që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit.

Share This Video


Download

  
Report form