Tahiri për shpërthimet : Do hetojmë çdo rast - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjarjet me shpërthim te ndodhura ditët e fundit do te vlerësohen rast pas rasti ndërsa autoret do te vihen para drejtësisë. Kjo ka qene deklarata e Ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri , i cili iu përgjigj interesimit te gazetareve lidhur me tre shpërthimet e ndodhura brenda tre ditëve ne zona te ndryshme te vendit. Deklarata u be , menjëherë pas mbarimit të mbledhjes së komisionit parlamentar të ligjeve ku Ministri i Brendshëm raportoi për buxhetin 2015 për dikasterin që ai drejton. Sipas Ministrit te Brendshëm krahasuar me nje vit me pare ka nje rritje me 14,7 % te buxhetit ndërsa objektivi themelor është mbështetja financiare për shkrirjen e regjistrit të gjendjes civile dhe regjistrit të adresave i cili sipas tij do ti jape fund kaosit me listat e zgjedhësve. Sipas Tahirit shkrirja e këtyre dy regjistrave në një të vetëm do te sjelle përfundimisht përputhjen definitive ndërmjet njerëzve dhe pasurive në këtë vend.

Share This Video


Download

  
Report form