http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjarjet e renda kriminale të ndodhura ditët e fundit, ku kanë mbetur të vrarë disa persona, janë cilësuar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, si larje hesapesh mes bandash. Por për ministrin e Brendshëm Tahiri, goditja e tyre është e vështirë të behet për një periudhë kaq të shkurtër kohore. Deklarata e ministrit u be pas analizës vjetore të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Drejtuesit e saj raportuan se gjatë vitit 2013 janë zbuluar 83% e veprave penale, kryesisht në fushën e krimit financiar, narkotikëve dhe atë të qarkullimit rrugor. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, janë goditur 18 grupe kriminale. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Cipa, nënvizoi 123 operacione policore të zhvilluara në 2013-ën, 34 prej të cilave u kryen në tremujorin e fundit.