http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tekniku i Kombëtares Shqiptare te Futbollit Xhani de Biasi, ka shpallur listën e futbollisteve per dy miqësoret e mëdha te nëntorit me Francën dhe Italinë. Ne listën me 27 lojtare, ka prurje te reja si portieri i Tiranës Stivi Frasheri, mesfushori Erando Karabeci dhe mbrojtësi i Bazel Arlind Ajeti. Ndërkohe janë rikthyer nga dëmtimet Ledian Memushaj i Pesares dhe Odise Roshi i FSV Frankfurt. Por befasia me e madhe për te gjithë ka qene mungesa e sulmuesit te Bazel, Shkelzen Gashi, i cili gjeti golin kete jave edhe ne Champions League. Tekniku italian është munduar te justifikohet me këtë mungese duke deklaruar se Gashi nuk është i duhuri për skemat e tij. Grupi tashme ekziston dhe po funksion shume mire. Shkëlzen Gashi nuk është i duhuri per skemat e mia taktike, sepse prish ekuilibrat qe tashme janë siguruar. Megjithatë ai do te jete ne konsideratën time ne te ardhmen. Nje vendim tepër i çuditshme per golashënuesin me te mire te Zvicrës sezonin e kaluar çka i solli kalimin ne merkaton e verës te skuadra me e mire ne këtë vend Bazel. Edhe te kjo skuadër Shkelzen Gashi shënon rregullisht jo vetëm ne kampionat, por këtë jave gjeti rrjetën edhe ne Champions League. Ne datën 14, kombëtarja përballet ne Rennes me Francën, ndërsa 4 dite me vone është mysafire ne Xhenoa kundër Italisë se Antonio Konte.