De Biasi shpall listën për miqësoret - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tekniku De Biasi ka shpallur listën me 25 lojtare për dy miqësoret e nëntorit me Kosovën dhe Gjeorgjinë. E reja e kësaj liste është sulmuesi i Inter, Rey Manaj, i njohur për polemikat me teknikun italian ne përfundim te eliminatoreve te evropianit dhe Federik Veseli. Mbrojtësi 22 vjeçar ka qene pjese e skuadrave te moshës te Manchester City dhe Manchester United përpara se te kalonte te Bury dhe Port Vale. Aktualisht është nen urdhrat e Zdenek Zeman ne Zvicër te skuadra e Luganos. Veseli ka qene edhe kapiteni i kombëtares se 17 vjecareve te Zvicrës, kur ata u shpallen kampione bote.De Biasi: Janë dy miqësore ku pritet te testojmë lojtaret e rinj ne mënyre qe te përmirësohemi akoma me shume per finalet e evropianit. Gjeorgjia ishte e vetmja skuadër e disponueshme dhe ekipet qe kërkuam nuk ishin te lira. Disa lojtare janë lene pushim për shkak te problemeve fizike, si Kukeli apo Mavraj qe vjen nga dëmtimi edhe pse është rikuperuar. Mbetet per t?u pare gjendja e Abrashit dhe Canes.Ndërkohe nje rikthim ne kombëtare mund te konsiderohet emri i Sabian Lilaj, i cili po gëzon nje forme te mire me kampionet e Shqipërisë, Skënderbeu. Takimi i pare do te luhet ne Prishtine ne 13 nëntor, ndërsa tre dite me vone kuqezinjtë sfidojnë Gjeorgjinë ne ?Qemal Stafa?.

Share This Video


Download

  
Report form