http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy artiste virtuoze, por qe asnjëherë nuk kishin interpretuar bashke! Kushdo qe ka zgjedhur te kaloje mbrëmjen e te hënës ne sallën e madhe te Universitetit te Arteve ka patur mundësinë te shijoje tingujt e violines se te njohurit Klajdi Sahatci dhe pianistet Merita Rexha Tershana. Dy artistet shqiptare, por me nje karriere te njohur edhe nderkombetarisht, pasi Sahatci është koncertmaester i pare ne nje prej orkestrave me te mira ne Zyrih, kane zgjedhur nje repertor me muzike shqiptare. E veçanta, ?Rapsodia Koncertante?, dedikuar violinistit te ndjere Ibrahim Madhi nga kompozitori Aleksander Peci. Por bashke me kete pjese premiere ne interpretim, Sahatci dhe Tershana sollen edhe pjese nga Tonin Harapi, Feim Ibrahimi, ndersa nga repertori botëror notat e Richard Shtraus.