Ashtu si çdo dite, edhe këtë fundvit Vizion Plus do te vijoje te jete ekrani i emocioneve te mëdha! Departamenti i Programacionit ka përgatitur një feste te madhe ne formatet e dashura, ato te reja, por edhe prodhimet me te spikatura kinematografike me yje te Hollivudit. Maratona nis ne oren 07.00 te mëngjesit te datës 31 dhjetor me dy drejtuesit e "ZIP".
Evdin Peçi dhe Edlira Prendi do te jete te paret qe do te japin urimin e tyre për 2013-n. Me pas, ne orën 9:30 minuta starton "Dita Ime", maratona programore e paradites ne Vizion Plus, do te jete krejt ndryshe, duke sjelle një format festiv enkas për ditën e ndërrimit te viteve. Atmosfera do te përcillet jo vetëm nga Tirana, por edhe nga Korça e Shën Gjini, bashke me te ftuarit ne studio. Ne orën 15:30, fill pas edicionit te lajmeve, emisioni rinor "Next" serviret ndryshe këtë 31 dhjetor. Orinda, Fabi, Ela dhe Klevisi kane përgatitur një kolazh insertesh festive. Si gjithmonë ne fundvit, Departamenti i Informacionit ne "Vizion Plus" vjen me përmbledhjen e lajmeve qe bën edicionet tona gjate vitit 2012. 40 minuta përfshijnë ngjarjet me pikante te politikes, sociales, ekonomisë, spektaklit, kulturës dhe sportit. Nuk mund ti mungonte kësaj mbrëmje gala as "By Pass", show i relaksit nen drejtimin e Agim Bajkos. Stafi i "By Pass" sjell përmbledhjen me momentet me te spikatura te sezonit dhe jo vetëm. Por, nëse jeni ende ne dileme për atë çka do te zgjidhni ne ekran minutat e fundit mes 2012-s dhe 2013-s, atëherë vendosi tani, pasi banoret e "Apartamenti 2XL", sjellin Show-n e madh te ndërrimit te viteve ne Vizion Plus, atë nen emrin "Show 31". Pavarësisht asaj çka pritet, një pyetje me siguri na mundon te gjithëve! A do te vije ai këtë mbrëmje? Përgjigjen e japin vete te zotet e shtëpisë. Por, festa dhe humori nuk do te mbaroje me kaq ne ekranin e Vizion Plus. Data 1 janar vjen me te tjera emocione te mëdha. "A Show" me Adi Krasten nisin vitin e ri ne oren 20.00, me një puntate te veçante, nen shoqërinë e këngëtares se njohur nga Kosova Flaka Krelani. "Al Pazar" me Agron Llakaj e shndërron mbrëmje e datës 1 Janar ne një tjetër nate feste, për ta mbajtur te ndezur atmosferën e humorit. "Sofra Tiranase", një tradite tashme ne ekranin e Vizion Plus e organizuar nga "Shoqata Tirana" sjell me 2 Janar pjesët me te mira te folklorit kryeqytetas dhe jo vetëm. "Oopss", formati kult i Vizion Plus vjen me përmbledhjen e me te mirave te vitit, i ndare ne dy dite transmetimi, me 2 dhe me 3 janar. Bashke me këtë program te ngjeshur prodhimesh vendase, "Vizion Plus" sjell çdo dite pelikulat me te mira botërore, për te gjitha grupmoshat, fituese te disa çmimeve, mes te cilave edhe atij Oskar. "Harry Potter", "Happy Feet", "Catch Me if You Can", "Forest Gam", apo "Madagaskar" janë vetëm disa prej tyre! Ndaj, nuk do te keni asnjë arsye qe këto dite te magjishme mos ti ndani me "Vizion Plus"!
Like every day, even this season Vizion Plus will continue to be big emotions screen! Programming Department has prepared a...