http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto dy piano qe shihni janë te vetmet qe ka skena e Universitetit te Arteve. Por nga te dyja, vetëm njëra mund te quhet plotësisht prone e shkollës, pasi tjetra është e Institutit Italian te Kulturës dhe per ta përdorur ate, pedagoget apo studentet duhet te marrin leje. E thënë ndryshe, pianoja e vetme qe ka ne pronësi Universiteti i Arteve daton me themelimin e shkolles, vitin 1966. Pra për 48 vjet rresht te gjithë artistet qe kane dale nga kjo shkolle i kane rene ketij instrumenti. Kjo është arsyeja pse pianistja dhe pedagogia Merita Tershana Rexha, prej disa ditesh ka ndërruare nje nisme per te grumbulluar fonde, ne mënyrë qe ata dhe studentet te kenë nje piano te re per koncertet. Per pianisten e njohur Nora Çashku, nisma është sa domethënëse per ta, por edhe e dhimbshme. Ajo thotë se shkolla e vetme ne vend per studimet e larta te muzikës klasike, nuk mund te lihet ne këtë gjendje. Por me sa duket buxheti i Universitetit nuk mjafton ose keqmenaxhohet. Nisma është bere publike online ne kete faqe interneti, dhe nga data 6 Dhjetor jane grumbulluar rreth 300 mije leke. Kontributi nis me 1 mije leke dhe per pedagoget grumbullimi i fondeve duhet te mbaroje para datës 15 Janar, pasi deri ne këtë dite mbaron edhe oferta qe pianistet kane gjetur për blerjen e nje pianoje ne Gjermani, e cila kushton 35 mije euro? ose do te presin nëse del ndonjë oferte tjetër muajt a vitet ne vazhdim.