INUK shemb ndërtesat, por s’largohen tregtarët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është gjendja e hapësirave publike sot. Zona e Porcelanit, tregu tek Varri i Bamit, dhe rruga Don Bosko janë bërë pjesë e një vëzhgimi të ndërmarrë nga Vizion Plus. Edhe pse ndërtesat janë shembur, dyqanet janë improvizuar serish, tashmë në natyrë. Dikush me arka mbi gërmadha, dikush poshtë një çadre. Vetëm pak javë më parë, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik në aksionin e madh të ndërmarre për prishjen e objekteve pa leje, tentoi të rikthejë hapësirat publike qytetarëve. E njëjta situate ka ndodhur edhe në tregun e njohur si Varri i Bamit, i cili është prishur nga INUK, para pak kohësh, por që mbetet sërish i populluar me shitës të cilët tregtojnë mallin e tyre nën çadër. Edhe vetë këta tregtarë janë të vetëdijshëm që kushtet higjeno-sanitare nuk janë te mira, por nevoja për të punuar i ka bërë të tentojnë sërish të shesin, në pamundësi të një zgjidhjeje tjetër. Ndërkohë që bashkia, e cila duhet të monitorojë këto hapësira publike e të ndërhyjë për t?ia liruar ato qytetarëve, thotë se do të zbatohet ligji. Zbatimi i ligjit me masën gjobë në rast shkeljesh, shkon deri në 5 mijë lekë të reja deri në sekuestrim të mallrave.

Share This Video


Download

  
Report form