http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse i ndërtuar prej disa kohësh tregu i ri i fruta-perimeve në Durrës duket jo funksional. Pothuajse të gjitha tavolinat janë bosh. Ndërsa tregtarët shumica prej të cilëve të ardhur nga fshatrat përreth vijojnë të shesin në rrugën pranë këtij tregu në kushte aspak të përshtatshme. Shkaku se përse ata e ushtrojnë në rrugë këtë aktivitet sipas tyre është çmimi i lartë i qirasë mujore të vendeve në treg. Por për inspektorët e Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ky nuk mund të jetë një justifikim. Për të mos rrezikuar shëndetin e konsumatorëve ata kanë ndërmarrë këtë të enjte një aksion duke i larguar nga rruga të gjithë tregtarët. Aksioni i AKU në Durrës është mbështetur edhe nga policia bashkiake dhe policia e rendit.