Plotësimi i bordit mbikëqyrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa emri i kandidatit për Guvernator po shkon drejt zyrtarizimit, ende nuk janë përzgjedhur emrat për vendet vakant në këshillin mbikëqyrës. Burime nga kuvendi bëjnë të ditur se të hënën ky institucion do të hapë procedurat për aplikim, për të interesuarit që duan të jenë pjesë e këshillit të bankës. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që emrat të përzgjidhen edhe nga lista e kandidatëve që kanë aplikuar në kryeministri. Por ekspertët i kërkojnë qeverisë që të përshpejtojë këtë proces me qëllim që t?i rikthejë legjitimitetin institucionit më të lartë monetar. Për zotin Preçi, ekonomia po përballet me sfida të mëdha ndaj plotësimi i vendeve vakant në Bankën Qendrore do t?i japë zgjidhje këtyre problematikave. Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin ?Kapital? ne Vizion Plus se do t?i propozojë për guvernatore kreut të shtetit, emrin e një gruaje, e cila njihet ne institucionet ndërkombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form