Plotësimi i Këshillit Mbikëqyrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjetja e një emri konsensual për guvernator te Bankës se Shqipërisë si dhe plotësimi vendeve vakant ne këshillin mbikëqyrës është sfida e radhës e kuvendit dhe qeverise, proces për te cilin kane nisur lëvizjet. Sikundër ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama, kjo jave do te jete koha kur do te nisin thirrjet ndaj eksperteve te fushës, për te gjetur drejtuesin e ri te Bankës Qendrore e paralelisht edhe nataret e këshillit. Per sekretarin e çështjeve ekonomike ne PS, Ervin Bushati, ky proces nuk mund dhe nuk duhet te kryhet me shpejtësi, pasi duhen gjetur emrat e duhur për t?i kthyer besimin këtij institucioni. Duke ju referuar ligjit për bankën, kuvendi ka te drejte te propozoje dy emra për te zëvendësuar dy anetaret qe u ka mbaruar mandati. Një kandidat i cili do te jete guvernator, do te vije si propozim i qeverise, pasi i tille ishte dhe emri i Ardian Fullanit. Por qe kjo te ndodhe, duhet qe parlamenti t?i hape rruge këtij procesi, duke votuar shkarkimin e Fullanit. Ndërsa vendi i katërt vakant, pas dorëheqjes se Ardian Civicit do te jete një emër i cili do te propozohet nga Guvernatori i ri. Edhe pse nuk është e parashikuar ne ligj, emrat qe propozon kuvendi vijnë si një marrëveshje e heshtur mes forcave politike, për te krijuar një këshill mbikëqyrës sa me përfaqësues.

Share This Video


Download

  
Report form