Mustafa: Koalicioni i shëndoshë! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas zërave për krisje të koalicionit opozita mes AAK-së, LDK-së, nismës e vetëvendosjes, ka ardhur reagimi i liderit të lidhjes demokratike Isa Mustafa. Përmes një komenti në rrjetin social facebook, thekson se blloku opozitar është më i fortë se kurrë, pasi marrëveshja e bashkëpunimit mbështetet te hapja e nje perspektive për zhvillimin e vendit dhe për funksionimin e shtetit ligjor. ?ne po bëjmë përpjekje që me përgjegjësinë më të madhe të ndërtojmë institucionet demokratike dhe të qëndrueshme të vendit. Çdo projekt mund të realizohet vetëm nga ata që i besojnë njëri tjetrin?, ka shkruar Mustafa në fb. Kohët e fundit në mediat vendase është përfolur se partia demokratike e Kosovës ka tentuar të joshë partner të koalicionit opozitar në Kosovë. Prej disa muajsh, që nga zgjedhjet e 8 qershorit. Kosova nuk ka mundur dot të zgjidhë ngërçin politik që mban peng formimin e institucioneve të vendit.

Share This Video


Download

  
Report form