http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë vijnë sinjale përçarjeje nga koalicioni fitues PDK-AAK-Nisma. Kandidati për deputet i ?Nismës? Haxhi Shala, deklaroi se nëse nuk plotësohen kërkesat qe do te vendose, kjo forcë do të dalë nga koalicioni i ?luftës?.Edhe Anton Berisha, nga AAK-ja, tha se një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte i duhuri, edhe pse kjo parti garoi me PDK-në në zgjedhje. Vetëm një ditë më parë kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ftoi të pakënaqurit nga koalicioni fitues dhe koalicionin e LDK-se, që t?i bashkoheshin për të formuar qeverinë.Analistët në Kosovë parashikojnë se në kushtet ku asnjë forcë nuk e formon dot e vetme kabinetin e ri, mund të ketë edhe prishje të koalicioneve parazgjedhore. Nuk dihet ende se cili do të jetë qëndrimi zyrtar i koalicionit të drejtuar nga LDK, që para zgjedhjeve përjashtoi bashkëpunimin me PDK-AAK-Nisma. Roli i presidentit Thaçi mund të jetë gjithashtu i rëndësishëm në vendimet që do të merren.PDK nuk ka bere te ditur se sa deputetë ka fituar, por sipas përllogaritjeve duhet të ketë 22, pasi AAK ka marrë 10 dhe Nisma 7 deputetë. Nëse PDK-AAK-Nisma nuk siguron dot 61 votat e nevojshme, atëherë qeveria duhet të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje, e renditur e dyta në zgjedhje.