Athina kërkon kompensim për krimet gjatë luftës, Berlini refuzon - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-06-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pretendimet e Greqisë për t?u dëmshpërblyer nga Gjermania në lidhje me dëmet e shkaktuara gjatë luftës se dytë botërore tashmë janë zyrtarizuar nëpërmjet kanaleve diplomatike.Me anë të një note verbale Greqia i kërkon Gjermanisë hapjen e negociatave për mundësinë e dëmshpërblimeve për krimet e kryera nga ushtria gjermane gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, veçanërisht gjatë pushtimit nazist.Ministria e Jashtme greke, nëpërmjet ambasadorit të saj në Berlin insiston ne zgjidhjen e kësaj çështjeje, sipas saj të mbetur pezull prej shumë dekadash.Qeveria greke i bën thirrje asaj gjermane të negociojë pasi kjo çështje është me rëndësi të veçantë për popullin grek, si një çështje morale dhe materiale, thuhet në kërkesë.Por Berlini zyrtar i ka hedhur poshtë pretendimet. Ministria e Jashtme përsëriti të mërkurën se kjo çështje është inekzistente, pasi konsiderohet ligjërisht dhe politikisht e mbyllur që nga viti 1990, kur u nënshkrua një marrëveshje.Berlini e ka refuzuar në mënyrë të përsëritur një kompensim ndaj Athinës për krimet gjermane në Luftën e Dytë Botërore. Qeveria Federale Gjermane argumenton se të gjitha kërkesat financiare të Greqisë për këtë periudhë janë kompensuar.Në vitin 1960 Gjermania i ka paguar Greqisë 115 milionë marka dëmshpërblim.Ndërsa në vitin 2016 një komision ekspertësh grekë arriti në përfundimin se ky kompensim duhet të arrijë një shumë deri në 290 miliardë euro.Kërkesa zyrtare iu adresua Berlinit pasi në muajin prill parlamenti grek ngarkoi qeverinë e kryeministrit Alexis Tsipras të kërkojë kompensim nga Gjermania.Greqia i ngriti pretendimet e saj pas zhytjes së vendit në krizë duke gjetur kështu një shteg shpëtimi, i cili mesa duket është i mbyllur.

Share This Video


Download

  
Report form