http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria nuk tërhiqet nga vendimi për te ulur nivelin e proteinës tek mielli i importit ne masën 9 perqind, nga 12.5 perqind qe kishte vendosur me pare. Ne një dalje për mediat, Ministri i Bujqësisë sqaroi se ky miell do te përdoret vetëm per prodhime te ndryshme, si brumi i picave apo per ëmbëlsira. Ndërsa mielli me nivel te larte proteine do te shërbeje per bukën masive. E vetmja garanci qe ne treg nuk do te ketë abuzime, pra qe mielli i picave te përdoret për buke, sipas ministrit, do jene kontrollet e inspektoreve. Ministri u kujdes te nënvizoje se ne këtë treg nuk do te lejohen monopolet dhe as nuk do te ketë përplasje me Kosovën. Ndërkohë, prodhuesit e miellit kane pezulluar punën ne fabrikat ne gjithë vendin.