http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i i Bujqësisë Edmond Panariti, njëkohësisht edhe Kryetar i Shtabit të Emergjencave thotë se situata e krijuar me përmbytjet tashmë ka një rëndësi kombëtare. Në një lidhje telefonike për Vizion Plus nga qyteti i Vlorës, ministri thotë se frika më e madhe është se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme, kjo pasi në bazë të parashikimeve e gjitha java do të jetë me reshje të cilat nuk do të ndalin. Aktualisht shtabi i emergjencave është duke monitoruar nga afër situatën dhe është normalizuar gjendja në Gjirokastër dhe në veri të vendit, forcat e shtabit janë duke punuar për të normalizuar situatën në Vlorë, Lushnjë dhe Fier, ku dhe ka nisur evakuimi i banorëve. Panariti kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve në këtë situatë të rënduar, ai thotë se Ministria e Brendshme dhe ajo e mbrojtjes duhet të venë në dispozicion forcat e tyre për të qetësuar situatën. Ndërprerja e energjisë në hidrovore ka bërë në disa raste të pamundur punën e ministrisë për të ndaluar ujin në disa zona, për këtë ministri kërkon bashkëpunim të plotë me operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike. deri tani ende nuk ka një faturë financiare për dëmet që kanë ardhur si pasojë e motit të keq, kjo pasi ngjarjet janë në zhvillim. ministri ka kërkuar që shtabet e emergjencës të ngrihen në çdo qark dhe të punojnë 24 orë pa ndërprerjeje normalizimi i situatës pritet të vijë pas 7 ditësh.