http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dhunës së ushtruar në stadiumin ?Partizani? Beogradit dhe akuzave të ashpra ndaj shqiptarëve si organizator të këtyre trazirave, kryeministri Vucic ka patur një telefonatë me zv/presidentin amerikan Xho Bajden. Zyrtari i lartë amerikan i ka thënë kreut të qeverisë serbe se mbështet procesin integrues të Serbisë dhe paqen e stabilitetit në rajon, një qëndrim ky që shkon me linjën zyrtare të Tiranës zyrtare dhe vendimit te kryeministrit Rama per te mos anuluar vizitën ne Serbi. Por mediat serbe deklarojnë se Serbia edhe ne këtë telefonate qe vjen 24 ore pas pritjes me ceremonial te posacem te presidentit rus Vladimir Putin, ka ruajtur qëndrimin agresiv madje duke bere presion. Madje nëse është i vërtete citimi i mediave serbe: kryeministri serb mësohet t?i ketë vene dhe nje kusht numri 2 te Uashingtonit: SHBA-ja duhet të zgjedhë mes Shqipërisë së madhe dhe Serbisë normale. Por zv/presidenti Bajden i është përgjigjur se nuk ka Shqipëri te Madhe. Kjo është ajo qe mund te lexohet nga raportimet e medias serbe te cilat nuk e kane zbardhur bisedën e plote telefonike mes kryeministrit serb dhe zëvendës presidentit Bajden.