Dita e shëndetit mendor, 25 % të prekur - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kujdes nga stresi dhe luhatjet e humorit, këto janë dy nga faktorët kryesore qe çojnë drejt sëmundjeve mendore. Vetëm ne qendrën komunitare nr 3 shkojnë çdo dite 15 persona për te kryer një vizite me psikiatrin, ku shumica prej tyre vuajnë nga ankthi dhe derivate te tjera te sëmundjeve mendore. Çrregullimet mendore prekin 25 perqind te popullsisë. Te minimizosh stresin gjate ditës, te kryesh aktivitet fizik, te mos jesh vartës i alkoolit dhe lendeve narkotike janë disa nga këshillat per te mos përjetuar sëmundjet mendore. Sipas sociologeve ne ditet e sotme personat qe vuajnë nga sëmundjet mendore nuk stigmatizohen me si dikur. 7 % e popullsisë ne bote vuajnë nga skizofrenia ndaj ne ditën Botërore te Shëndetit Mendor, OBSH ka pasur sloganin ?Te jetosh me skizofreninë?, ku njerëzit e prekur duhet te përmirësojnë me ndihmën e specialisteve këtë sëmundje mendore. Instituti i Shëndetit Publik ka organizuar nje fushata sensibilizuese ne katër qytetet kryesore te Shqipërisë, Tirane, Shkodër, Elbasan e Vlore.

Share This Video


Download

  
Report form