Report TV - Dita ndërkombëtare e shëndetit mendor,Klosi:Gati strategjia për PAK

Report TV 2016-10-17

Views 3

Në ditën ndërkombëtare të Shëndetit mendor, Ministri i Mirëqenies Sociale ishte në qendrën ?Down Sindrom Albania?, ku u takua me prindër dhe fëmijë që vuajnë nga kjo sëmundje

Gjithashtu Klosi zhvilloi një takim me organizatat që trajtojnë fëmijët me sindormën Down, ku u shpreh se këta vogëlushë, meritojnë tu plotësohen të gjitha kushtet e, gjithashtu Klosi tha se është gati strategjia për personat me aftësi të kufizuar.

?Mënyra më e mirë për riaktivizim, riintegrim, për rikthimin në jetën e përditshme është duke u marrë me aktivitet, duke gjetur mundësinë se si ne të realizojmë disa gjëra fare praktike por që kanë një domethënie kaq të madhe për të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuara. Jemi tashmë në fazat përfundimtare të planit të veprimit për strategjinë e re dhe reformën e thellë që do të bëjmë për njerëzit me aftësi të kufizuar. Nuk duhet për asnjë rast të harrojmë detyrën tonë më të madhe, atë të komunikimit të vazhdueshëm me ju?, u shpreh ministri Klosi.

Ne Shqipëri nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i personave që vuajnë nga kjo sëmundje.

Share This Video


Download

  
Report form